Rusia në ekonomi lufte, bizneset dhe punëtorët do financojnë pushtimin e Ukrainës

by admin
Spread the love

Parlamenti i Rusisë ka miratuar fazën e parë të ligjeve që do të lejojnë këtë vend të kalojë në ekonomi lufte – që do të thotë se bizneset mund të detyrohen të furnizojnë ushtrinë me mallra.

Sipas ligjeve, punëtorëve mund t’u thuhet gjithashtu të punojnë jashtë orarit për të mbështetur pushtimin e Ukrainës.

Zëvendëskryeministri Yuri Borisov bëri thirrje që projektligjet të miratohen, duke thënë se ushtria duhet të mbështetet ndërkohë që ekonomia ruse është nën “presionin kolosal të sanksioneve” nga Perëndimi.

Megjithatë, projektligjet duhet të kalojnë në leximin e dytë dhe të tretë dhe të nënshkruhen nga Vladimir Putini përpara se të kalojnë.

©Rruga Press

You may also like