Rusia kusht për paqen? Zelensky nënshkroi dekretin, reagon Lavrov

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha sot se për hir të paqes në Ukrainë, është e nevojshme të ndryshohet dekreti presidencial i lëshuar nga Volodymyr Zelensky vitin e kaluar.

“Do të duhet të ftoni zotin Zelensky, sepse një vit e gjysmë më parë ai nënshkroi një dekret që ndalonte negociatat me Vladimir Putin”, tha Lavrov në përgjigje të një pyetjeje për qasjen diplomatike ndaj armëpushimit.

Ministri rus beson se Perëndimi po përpiqet të rraskapisë Rusinë në luftën në Ukrainë. “U takon ukrainasve të kuptojnë se sa thellë janë në vrimën që ka hapur Amerika”, theksoi Lavrov.

Kur nënshkroi dekretin vitin e kaluar, Zelensky vuri në dukje se Ukraina është gati për bisedime me Moskën, por me kusht që një president tjetër të qëndrojë në krye të Rusisë.


Top Channel

You may also like