RUSI – Putin viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

by admin
Spread the love

LONDËR, 6 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti sot në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë të shkurtër në Gjirin Persik.

“Presidenti rus u mirëprit në Abu Dhabi nga presidenti i Emirateve Mohammed bin Sajid”, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve e vendit WAM në X.

Putin ka planifikuar të udhëtojë në Arabinë Saudite për t’u takuar me princin e kurorës saudit Mohammed bin Salman.

“Putin vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve si historikisht të paprecedentë dhe e ftoi Sajid të marrë pjesë në samitin e BRICS të vitit 2024 në Kazan”, sipas informacioneve ruse.

BRICS përfshijnë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut.

Sipas Putin, Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri më i rëndësishëm tregtar i Rusisë në rajonin arab.

Sipas medieve ruse, gjatë bisedimeve u trajtuan edhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass, Putin vizitoi për herë të fundit Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2019.

Presidenti rus rrallëherë ka bërë udhëtime jashtë vendit që pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like