RUSI – Putin nënshkruan ligjin që dënon aktet e sabotimit me burgim të përjetshëm

by admin
Spread the love

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi sot ligjin që dënon aktet e sabotimit deri në burgim të përjetshëm.

Një individ mund të marrë dënimin për kryerjen e një akti sabotazhi, i cili mund të jetë një komplot grusht shteti, ose akte të tjera subversive, por edhe për financimin, rekrutimin dhe planifikimin e krimit.

Vendimi vjen në sfondin e pushtimit rus të Ukrainës.

Pas shpërthimit të luftës, pati një sërë sulmesh kundër zyrave dhe infrastrukturës së rekrutimit ushtarak në Rusi.

Më pas, pas urdhrit të mobilizimit masiv të Putinit, vala e sulmeve u intensifikua. Mbi 75 ndërtesa publike u vunë në shënjestër deri në nëntor.

Aktivistët e të drejtave civile thonë se formulimi i paqartë dhe interpretimet e ndryshme të ligjit u japin autoriteteve hapësirë për të persekutuar ata që kundërshtojnë politikat e Kremlinit.

Muajt e fundit, kritikët e luftës janë dënuar me burgime për diskreditim të ushtrisë ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like