RUSI – Putin: Jemi gati për dialog me Ukrainën

by admin
Spread the love



MOSKË, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Jemi gati për dialog me Ukrainën. Nëse nuk do të ishte pozicioni i Perëndimit, luftimet në Ukrainë do të kishin pushuar një vit e gjysmë më parë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.

“Federata Ruse edhe pas fillimit të operacionit special u përpoq t’i jepte fund konfliktit, por Ukraina nuk e donte”, shtoi ai.

Vetëm dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të vendit të tij, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që të rrisin mbështetjen në luftën kundër pushtimit rus.

”Nëse nuk veprojmë tani, Putini do të ketë sukses t’i kthejë vitet e ardhshme në një katastrofë”, tha presidenti ukrainas në konferencë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDenaj: Pastrimi i kanaleve kulluese e vaditëse, prioritet


You may also like