RUSI – Navalnaia: Votoni për çdo kandidat përveç Putinit

by admin
Spread the love



MOSKË, 6 mars /ATSH-AFP/ – Julia Navalnaia, e veja e ish-opozitarit të Kremlinit, Aleksei Navalny u bëri thirrje rusëve të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj Vladimir Putinit më 17 mars, ditën e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat duhet të shohin rizgjedhjen e kreut aktual të Kremlinit në mungesë të kandidatëve të vërtetë të opozitës.

”Mund të votoni për çdo kandidat përveç Putinit apo mund të prishni fletën e votimit”, deklaroi e veja e Alexeï Navalny, në funeralin e të cilit javën e kaluar në Moskë morën pjesë disa mijëra njerëz.

Navalnaya deklaroi gjithashtu se ”kjo nismë do të na ndihmojë të kuptojmë se ka shumë njerëz që nuk e mbështesin Kremlinin, se ka njerëz rreth nesh që janë gjithashtu kundër luftës, korrupsionit dhe pabarazisë”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak15 vjet pa regjisorin Viktor Gjika, Nderi i Kombit


You may also like