RUSI – Moska kritikon manovrat ushtarake të NATO-s në Evropë

by admin
Spread the love



MOSKË, 7 mars /ATSH-DPA/- Rusia ka akuzuar NATO-n për destabilizimin e situatës globale përmes një sërë stërvitjesh të mëdha ushtarake në Evropë.

“Seria e manovrave “Steadfast Defender” ushtron skenarin e konfrontimit të armatosur me Rusinë”, tha sot sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, në Magas në Kaukazin verior, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

“Kjo, padyshim rrit tensionet dhe destabilizon situatën në botë”, tha Patrushev.

Vendet e NATO-s janë aktualisht të angazhuara në manovrat ushtarake “Nordic Response 2024” në Norvegji. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKPK riçel hetimin administrativ për prokurorin Madrid Kullolli


You may also like