RUSI – Kreu i IAEA-s Grossi dhe Putini diskutojnë situatën në centralin bërthamor të Zaporizhias

by admin
Spread the love

MOSKË, 6 mars /ATSH-DPA/- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi zhvilloi sot bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për situatën e sigurisë në centralin bërthamor të Zaporizhias të pushtuar nga Rusia në Ukrainë.

“Gjatë takimit sot në Soçi në Detin e Zi, së bashku me presidentin rus Vladimir Putin diskutuam gjithashtu sfida të tjera globale të mospërhapjes së armëve bërthamore në takimin në Soçi në Detin e Zi, tha Grossi të mërkurën në platformën online X, ish-Twitter.

Rusia shihet si një shtet që mund të ushtrojë ndikim diplomatik mbi Iranin dhe programin e tij bërthamor në rritje.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax, Putin theksoi synimin e Rusisë për të bashkëpunuar me IAEA-n.

As Grossi dhe as Kremlini nuk dhanë detaje të mëtejshme për takimin.

Grossi tha më herët se do të adresonte shqetësimet e sigurisë në lidhje me një rifillim të mundshëm të reaktorëve aktualisht të çmontuar në Zaporizhia.

Grossi iu referua gjithashtu furnizimit të pamjaftueshëm të energjisë emergjente për sistemet e ftohjes së centralit bërthamor.

Shefi i IAEA-s tha në fillim të kësaj jave se centrali i Zaporizhias, centrali më i madh bërthamor në Evropë, furnizohet aktualisht me vetëm një linjë të vetme energjie për ftohjen e materialit bërthamor.

Sipas Grossi, situata e centralit duhet të konsiderohet jashtëzakonisht e pasigurt për shkak të afërsisë me frontin dhe luftimeve të vazhdueshme aty pranë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like