RUSI – Kremlini nuk ka një datë të caktuar për përfundimin e mobilizimit të pjesshëm

by admin
Spread the love

MOSKË, 21 tetor /ATSH-DPA/- Një muaj pas fillimit të mobilizimit të pjesshëm të Rusisë, Kremlini ende nuk ka shpallur datën e përfundimit të masës.

“Presidenti rus, Vladimir Putin tha më 14 tetor se urdhëri do të përfundonte për rreth dy javë”, deklaroi sot në Moskë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

Putini nënshkroi dekretin më 21 shtator. Një javë më parë, ai tha se ishin rekrutuar 222 000 ushtarë nga 300 000 gjithsej.

“Gabimet fillestare në organizimin e mobilizimit të pjesshëm nuk janë më çështje”, tha Peskov. Megjithatë, ai tha se ishte shumë herët për një vlerësim të përgjithshëm.

Putin vazhdon të jetë i informuar për progresin. Të enjten, presidenti vizitoi një zonë stërvitore ushtarake pranë Moskës, ku ndër të tjera qëlloi me pushkë snajper.

Putin urdhëroi vendimin në kuadër të humbjeve të rënda të trupave ruse, veçanërisht në Ukrainën lindore. Masa shkaktoi një eksod masiv të rusëve në shtetet fqinje ish-sovjetike, si Gjeorgjia dhe Kazakistani.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like