Rruga Mavrovë-Dibër bllokohet pa paralajmërim në ditë zgjedhjesh?!

by admin
Spread the love




Rruga Mavrovë-Dibër është bllokuar. Kjo ndodh sot në ditë zgjedhjesh lokale në Dibër.
Kryerësit e punimeve në rrugë na thanë se bllokimi do të zgjasë deri në orën 16, por në njoftimin e mesditës të Lidhjes Automote të Maqedonisë (LAMM) për gjendjen e rrugëve nuk shkruhet se kjo rrugë është e bllokuar, por vetëm bëjnë apel që në aksin Mavrovë-Dibër të vozitet me kujdes duke respektuar shenjat rrugore.
Në autokolonën në të cilën ndodhej edhe ekipi i TV21 kishte shumë votues dibranë që jetojnë në qytete të tjera por ende votojnë në Dibër.

Arsyetimi për të mos kaluar, siç na u tha, është se në rrugë ka makineri 4 metra të gjerë, që e pamundëson kalimin e makinave. Pas disa debatesh, policia lejoi të kalojnë qytetarët që në letërnjoftime ende si vendbanim e kishin Dibrën. /TV21/


You may also like