Rritja e pagës minimale, Grubi: Përmbushim edhe një premtim të madh

by admin
Spread the love

Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi ka folur për rritjen e pagës minimale për 2.175 denarë.

“Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik – Social u vendos që paga minimale të shënojë rritje të re për rreth 12%, respektivisht për 2.175 denarë duke arritur kështu rekordin prej 20.175 denarë. Vendimi i sotëm që nënkupton përshtatje lineare të pagave për 27.000 të punësuar në sektorin publik dhe 3.000 të punësuarve në institucionet kulturore do të aplikohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në muajin prill”, tha Grubi.

Keto komente Grubi i dha përmes rrjetit social facebook./ KlanMacedonia.

You may also like