Rriten për 21.2% çmimet e pasurive të patundshme në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love




Çmimet e pasurive të patundshme në tremujorin e tretë të këtij viti në vend u rritën për 21.2 për qind, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Në periudhën korrik-shtator të këtij viti, krahasuar me tre muajt e mëparshëm, rritja e çmimeve të pasurive të patundshme është për 4.7 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, çmimet e apartamenteve shënuan rritje vjetore prej 16.5 për qind, respektivisht nga 6.8 për qind në nivel tremujor, përderisa në tremujorin e parë ka pasur edhe rritje në nivel vjetor prej 12.4 për qind, respektivisht nga 2.9 në nivel tremujor.


You may also like