Rreshtimi i mundshëm i Interit, Inzaghi i jep një shans Joaquin Correa

by admin
Spread the love

Në javën e 36-të të Serisë A, Interi ka mundësinë që të shtojë presionin te Milani, duke qenë se luan e para ndaj Empolit. Të besuarit e Inzaghit kanë detyrim tre finalet e fundit për të fituar dhe më pas, do të duhet të kryqëzojnë gishtat që kuqezinjtë të mos i marrin shtatë pikë deri në fund.

Përballë emilianëve, trajneri Inzaghi pritet që të bëjë një ndryshim sa i përket repartit të sulmit. Do të jetë një shans, ndoshta ndër të fundit për Joaquin Correa. Argjentinasi është ndër lojtarët më pak të aktivizuar te zikaltrit, qoftë për dëmtimet e tij apo edhe për zgjedhjet teknike të trajnerit.

Correa është aktivizuar në 32 ndeshje këtë sezon, me 1085 minuta të luajtura në total. Për krahasim, Lautaro ka luajtur 2958 minuta, Dzeko 3218 dhe Sanchez 1303. Edhe për sa i përket golave, ka realizuar vetëm 4.

Ndaj Empolit, Correa do të ketë një mundësi për të qenë përkrah Lautaros, me shpresën që të udhëheqë Interin në një nga 4 finalet e mbetura që mund të ndryshojnë sezonin. Për emilianët, Inzaghi do të ketë të gatshëm portierin Handanovic dhe para tij priten Skriniar, De Vrij dhe Dimarco.

Dumfries e Perisic nga krahët dhe në mesfushë, rikthehet Calhanoglu pas pezullimit dhe Barella e Brozovic plotësojnë mesfushën. Për sulmin, pritet një dyshe argjentinase, prej të cilëve, Interi pret tangon për 3 pikët dhe parakalimin e përkohshëm ndaj Milanit me shpresën që kuqezinjtë të bëjnë një ndalesë ndaj Veronas. / oversport.tv

You may also like