Rrëfim emocionues: “Vështirësitë e të qenurit një nënë e vetme”

by admin
Spread the love

“Një fëmijë ka nevojë t’i ketë pranë të dy prindërit, kjo gjë është e padiskutueshme. Ka nevojë për mirësjelljen e një nëne dhe autoritetin e një babai. Mirëpo jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duam. Im shoq më tradhëtoi. Nuk e fala dhe mbeta e vetme. Sigurisht u mundova pamasë të merrja kujdestarinë e tim biri dhe tani jam duke e rritur vetë atë. Por një ngjarje e tillë sjell me vete dyfish vështirësi. Është e vështirë të jesh prind dhe është dyfish e vështirë të jesh prind i vetëm për një fëmijë.

Pavarësisht nëse jam e lodhur, e mërzitur, apo e sëmurë, sërish duhet të gjendem përditë pranë tim biri për çdo gjë që ka nevojë. Nuk ka rëndësi se si ndihem unë, sërish duhet të shkoj në punë çdo ditë, pasi nuk ka kush i mbyll pagesat mujore. Nuk ka rëndësi se sa lodhem në punë, gjithsesi në shtëpi më pret një punë e dytë me pastrim, gatim dhe ndihmesë për djalin me detyrat e shtëpisë. Krahas kësaj duhet të gjej edhe kohë për t’u kujdesur për veten, apo për të dalë me koleget apo mikeshat e mia.

Një rutinë e tillë është padiskutim e vështirë. Sigurisht nëse ka diçka ku mund të sakrifikosh, është vetja jote. Ndonjëherë nuk ke kohë të dalësh me shoqërinë tënde, ndonjëherë nuk ke kohë të kujdesesh për veten. Ndonjëherë ke dëshirë të kesh pranë dikë për të ndarë hallet, por kupton se shoqërisë nuk mund t’i qahesh për çdo gjë dhe i mban problemet brenda vetes. Të jesh një nënë e vetme ka plot ngarkesë, fizike dhe emocionale, por të gjitha këto “shpërblehen” përpara rritjes së mirë të një fëmije. Kur e sheh që fëmija yt rritet pa mungesa, rritet me norma dhe parime, çdo mundim duket sikur shpërblehet.

E di që në një situatë si imja, ndodhen dhe plot nëna të tjera. E di që mund të ndiheni shpesh të lodhura, por një ditë do t’ju shpërblehet i gjithë mundi juaj. Mos u stresoni, çdo gjë kalojeni me sportivitet. Do të zgjidhet gjithçka. Nuk keni për të qenë kaq të lodhura gjithmonë. Fëmija juaj do të rritet dhe do t’jua shpërblejë mundin që keni bërë për të, dhe nuk keni për t’ju ndjerë më të lumtura se në atë moment”.

You may also like