Rrëfehet Marotta: Leao mund të vishej zikaltër, ja situata me Skriniar e Lukakun

by admin
Spread the love

Administratori i Interit, Giuseppe Marotta ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante merkatoje, duke deklaruar se zikaltrit kanë qenë shumë pranë firmës me Leaon, por më pas hoqën dorë.

“Ishim pranë firmës me Leaon dhe kishim avancuar negociatat, por më pas ndryshuam objektiva dhe hoqëm dorë. Ai përfundoi te Milani dhe po bën shumë mirë”, u shpreh Marotta.
Një tjetër temë për të cilën Marotta foli, ishte edhe ajo e Milan Skriniar, mbrojtës sllovak i cili do të largohet me parametra zero në fund të sezonit, pasi refuzoi rinovimin e kontratës.

“Nuk e di a është penduar, por sigurisht që mund të kishte bërë një zgjidhje shumë më të mirë të situatës. Për këtë çështje nuk do të flas më shumë, pasi duhet të mbroj klubin, Kur të përfundojë sezoni, do të japim më shumë detaje. Nuk e di a do të luajë më me fanellën e Interit, sepse ky vendim i takon Inzaghit, por ka dy muaj larg fushave dhe nuk besoj se ka formën e duhur”, tha administratori zikaltër.
Marotta nuk krijon iluzione, as kur pyetet për të ardhmen e Lukakut, teksa e bën të qartë që ai është një futbollist në pronësi të Chelseat.

“Shikoni, Lukaku është një futbollist në pronësi të Chelsea-t dhe në përfundim të sezonit, do të kthehet atje. Më pas do të shohim se çfarë duan të bëjnë ata me Lukakun. Nëse trajneri i ri do të kërkojë ta mbajë në ekip, atëherë diskutimi është i mbyllur”, tha Marotta.

You may also like