Ronaldo shënon gol në fitoren e Al Nassr përballë Al Shabab

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë në elitë e futbollit të Arabisë Saudite.

Ronaldo ka arritur të shënojë njërin nga tri golat e Al Nassr përballë Al Shabab në udhëtim me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 21-të të elitës së futbollit të Arabisë Saudite.

Portugezi realizoi në minutën e 20-të për 1:0 nga penalltia. Për Ronaldon ishte goli i 877-të në karrierë dhe i 22-ti në elitën e futbollit arab.

Dy golat e tjerë për Al Nassr i realizoi Talisca në minutat 46-të e 86-të.

Për Al Shabab realizuan Carrasco nga pika e bardh në minutat shtesë të pjesës së parë, si dhe Carvalho në të 67-tën.

Me këtë fitore, Al Nassr grumbullon 52 pikë për pozitën e dytë në tabelë, katër më pak se Al Hilali lider.

Në krahun tjetër, ekipi i Al Shabab është i 10-ti me 25 pikë.

Ndeshjen e radhës, Ronaldo me shokë e zhvillojnë ndaj Al Hazm në shtëpi më 29 shkurt, kurse Al Shabab i shkon Al Khaleej.

You may also like