Ronaldo “Fenomeni” thur elozhe për Xhud Belingam: E adhuroj mënyrën se si luan, më kujton Zinedin Zidanin

by admin
Spread the love

Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo Nazario, dha një intervistë për “Mail Online” ku u pyet në lidhje me situatën që po kalojnë për momentin Real Madrid , ku ndër të tjera u ndal më shumë tek forma fantastike që po shfaq mesfushori Xhud Belingam, duke e krahasuar madje edhe me ikonën e madrilenëve, Zinedin Zidan.

“E adhuroj mënyrën se si luan Xhud Belingam. Kështu siç është duke luajtur te Real Madrid, duke shënuar gola në çdo ndeshje, më pëlqen shumë ta shikoj duke luajtur. Ai më ka surprizuar shumë me kualitetin që zotëron. Me shpejtësinë me të cilën ai futet në zonë, mund ta dallosh që ka dëshirë që të shënojë gjatë gjithë kohës. Ai më kujton shumë Zinedin Zidanin”, tha “Fenomeni”

Anglezi për momentin është lojtari më produktiv i Real Madrid. Mbetet akoma golashënuesi më i mirë i La Liga, me 16 realizime si dhe ka shënuar 4 herë në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like