Ronaldo e mohoi interesimin, trajneri Garcia “lë derën hapur”: Tani fillon kampionati!

by admin
Spread the love

200 milionë euro në sezon për firmën e Cristiano Ronaldos. Kjo ishte oferta faraonike e klubit nga Arabia Saudite, Al Nassr për të bindur CR7 të transferohej në kampionatin arab teksa në fillimin e muajit dhjetor u duk se marrëveshja ishte e mbyllur me sukses.

Megjithatë, me kalimin e ditëve, ishte vetë 37-vjeçari që mohoi kalimin te Al Nassr edhe pse duket se historia mes palëve është larg përfundimit. Së fundmi, trajneri i klubit arab, Rudi Garcia edhe pse kërkon të mos komentojë mbi Ronaldon, lë një derë të hapur për portugezin duke theksuar se duhet të presim derisa çështja të marrë një drejtim përfundimtar.

“Nëse më pyesni për Cristiano Ronaldon, atëherë më mirë po ju përshëndes dhe po largohem. Ju më njihni mirë, unë nuk dua të flas për këtë histori. Duhetë presim ende. Kampionati do edhe pak që të nisë, të shohim”, ju drejtua Garcia gazetarëve teksa fjalët e teknikut francez duket se zbulojnë “padashje” se bisedat mes palëve vijojnë.

Kujtojmë se Ronaldo është tashmë një futbollist i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Manchester United, teksa synimi kryesor i yllit portugez është të qëndrojë protagonist me një klub të madh europian.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like