Ronaldo e ‘injoron keq’ McGregorin në ngjarjen e madhe të boksit në Arabinë Saudite (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

Para dy ditësh u mbajt eventi i madh i boksit në Riad të Arabisë Saudite, ku boksuan peshat e rënda Joshua – Wallin si dhe Wilder – Parker.

Joshua nuk la vend për supriza, pasi në rundin e pestë e mposhti kundërshtarin e tij, kurse Wilder e humbi meçin ndaj Parker pas 12 rundeve të zhvilluara.

Në mesin e shumë figurave të mëdha nga bota e sportit për ta parë nga afër këtë ngjarje të boksit ishin edhe dyshja Ronaldo dhe McGregor.

Dyshja u panë në shoqrinë e njëri-tjetrit por që nuk dukej se ishin shumë të afruar.

Madje në një video që është publikuar në rrjete sociale, shfaq luftëtarin e MMA-së, McGregor që e përshëndet yllin portugez, por ky i fundi duket sikur e injoron dhe nuk ia kthen përshëndetjen.

Gjithashtu, Ronaldo na video duket se nuk po i pëlqente biseda me irlandezin.

Shikoni videon më poshtë:

You may also like