Roma nis negociatat për zgjatjen e kontratës së Mourinhos

by admin
Spread the love

Roma ka nisur bisedimet me trajnerin Jose Mourinho, për zgjatjen e kontratës aktuale e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas mediave italiane, ka pak mospajtime pasi Mourinho dëshiron një marrëveshje dyvjeçare në mes interesimit nga Newcastle United, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Roma për momentin është e gatshme t’ia ofrojë vetëm një ujdi njëvjeçare.

Aktualisht, Roma është në vendin e katërt në tabelën e Serie A, me 25 pikë të grumbulluara.

Sipas raportimeve, dy palët janë të hapura për një marrëveshje të re, me Romën që është e gatshme t’ia ofrojë 7.5 milionë euro pagë vjetore.

Negociatat do të vazhdojnë në javët në vijim dhe mund të dështojnë vetëm nëse ndonjë klub tjetër troket në derën e Mourinhos.

Mediat italiane raportojnë se Real Madridi dhe Neëcastle janë duke klube që janë duke u interesuar për trajnerin portugez.

You may also like