Roma fiton në frymën e fundit kundër Spezias/ Kumbulla nga më të mirët në fushë – me këtë notë vlerësohet paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Roma ka triumfuar me një penallti të vonshme ndaj Spezias për të marrë pikët në sfidën e javës së 27-të të Serie A.

Giallorossët bënë paraqitje më të mirë se vendasit në Stadio Alberto Picco, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë.

Nota më e lartë ka shkuar për portierin e Spezias, Ivan Provedel, i cili nuk pranoi gol deri në minutat shtesë kur edhe u akordua penalltia.

Vlerësimi më i ulët ka shkuar për mbrojtësin e djathtë të nikoqirëve, Kelvin Amian, i cili u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, ishte ndër futbollistët me paraqitjen më të mirë në këtë takim, ku edhe z vlerësua me notën 7.5.

Roma renditët ngritët në pozitën e gjashtë me 44 pikë, derisa Spezia qëndron në të 16-en me 26 sosh.

You may also like