Roland Bejko: Tre armiqtë e Sali Berishës

by admin
Spread the love

Në emisionin “Shqip” ishte i ftuar pedagogu Roland Bejko për të folur lidhur me fatin e opozitës. Nëpërmjet analizës në studio, u diskutua lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe fatin që i priste demokratët.

“Zoti Berisha jeton thjesht të shkuarën e tij në një dimension të ri. Është i vendosur në një situatë të re, që është non-grata, i refuzuar nga Perëndimi dhe nga njëra anë ka dhe një armik që është mosha. Kësaj i shtohet edhe një armik tjetër që është vetë ajo çka ka bërë si histori politike në këto vite. Në këtë histori politike Berishës i mungon narrativa, pra i mungon e reja, risia. Ai përsërit veten, po të shikosh ’91-92 tha se do përzinte komunistët dhe e kishte fjalën për grupin liberal. Erdhi 94 përjashtoi ata që ishin të djathtë dhe kërkonin që PD të vendosej më djathtas të cilët e kishim merakun tek prona dhe që vetë Berisha sot e quan gabim, dhe kështu të gjithë figurat e rëndësishme të partisë që përfaqësonin ideologji të ndryshme të djathta i përjashtoi. Kur Berisha u mbylli çdo shteg, ata u rikthyen sërish tek Berisha që u premtoi ofiqe në qeveri dhe humbën kauzat e tyre. Prandaj Shqipëri sot është pronë e tre individëve, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta”, u shpreh Bejko.

You may also like