Rokadë në krye! Fluturojnë Laçi dhe Vllaznia, thellohet kriza e Kukësit dhe Partizanit

by admin
Spread the love

Është mbyllur java e 11-të e kampionatit shqiptar të futbollit, që ka dhuruar rezultate shumë interesante. Partizani pëson humbjen e dytë radhazi në Superiore dhe i dorëzon kreun rivalëve të Tiranës, që fitojnë përballë Egnatias ndeshjen respektive. Bardheblutë qëndrojnë të vetëm në krye në kuotën e 21 pikëve, ndërsa rivalët e kuq kanë tashmë 2 pikë më pak.

Laçi ngjit disa shkallë në renditje, pasi mposht Partizanin dhe merr suksesin e tretë radhazi në kampionat. Vllaznia triumfon në Kukës, merr vendin e tretë në renditje dhe zhyt në krizë skuadrën e Dobit, që pëson humbjen e tretë radhazi në kampionat.

Erzeni dhe Egnatia vazhdojnë të qëndrojnë në zonën e lartë të renditjes, ndërsa Teuta nuk po arrin që ti largohet fundit të renditjes, ndonëse mori një pikë të çmuar në transfertë përballë Bylisit.

Kujtojmë që për shkak të ndeshjes miqësore të kombëtares kundër Katarit këtë fundjavë Superiorja do të jetë pushim dhe do të rikthehet në fushë fundjavën tjetër për të zhvilluar ndeshjet e javës së 12-të. / Oversport.tv

You may also like