Rojet e Mike Pompeo do ndalonin Berishën për ta takuar? Reagon Floriana Garo: Shpifje e ulët! Karlo Malavita gënjen për llogari të atyre që e ushqejnë me tendera

by admin
Spread the love

Gjat% vizitës së Mike Pompeo në Shqipëri, mediat bëjnë me dije se edhe ish-kryeministri Berisha ka tentuar që të takohet me Pompeo-n, mirëpo nuk ka arritur të sigurojë një takim qoftë edhe spontanisht.

Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se rojet e sigurisë së ish-Sekretarit amerikan Mike Pompeo ishin pajisur me foton e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të mos e lejuar këtë të fundit që të takohej me zyrtarin amerikan.

Por ndaj këtij lajmi ka reaguar zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, e cila i cilëson këto lajmë shpifje të ulta. Sipas saj, këto lajme janë shpërndarë nga Karlo Malavita, një person që ushqehet nga qeveria me prona publike, tendera dhe koncesione.

Reagimi i Floriana Garos:

“Nje shpifje e ulet e Karlo Malavites!

Te dashur miq, njeriu qe genjeu boten se shqiptaret vodhen oren e Presidentit Bush, shperndau sot shpifjen e rradhes, sipas te ciles, ish kryeministri Berisha paska kerkuar te takoje ish sekretarin Pompeo, e madje kjo paska sjelle shqetesim tek punonjesit e sigurise ne mjediset e Mac Albania.

Kjo eshte nje shpifje e ulet e nje njeriu te cilesuar nga Z. Berisha si anetar i organizates kriminale te Edi Rames, mbasi me firmen e ketij te fundit, ai ka grabitur token e caktuar per ndertimin e gjimnazit te nje zone prej 50 mije banoresh.

Eshte krejt e qarte se si ne rastin e vizites se Presidentit Bush ashtu dhe ne ate te Sekretarit Pompeo, detyra e Karlo Malavites eshte te genjeje per llogari te atyre qe e ushqejne me prona publike, tendera dhe koncesione.” tha ajo.

You may also like