Robert Papa zbulon çfarë fshihet pas fotos së Yuri Kim me të gjithë ish-ambasadorët amerikanë që kanë punuar në Shqipëri

by admin
Spread the love

Ambasadorja Yuri Kim ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim në Uashington me ish-ambasadorë të Shqipërisë. Fotoja shkaktoi shumë reagime në vendin tonë.

Gazetari në SHBA, Robert Papa tha se kjo foto tregoi se vizita e saj në Amerikë nuk ishte private.

Fotoja që ajo tregoi me grupin e ish-ambasadorëve te SHBA në Shqipëri tregon që vizita e saj nuk është private. Nuk është e lehtë ti mbledhësh të gjithë ata bashkë. Ka dy rrugë që të vijë një ambasasor këtu. Ka një fatkeqësi familjare, vizitë apo pushime çfarë nuk ishin pasi ajo ishte një thirrje për konsultime. Shefen më të madh, ambasadorja Kim e kishte në Tiranë. Kjo tregon se ajo është thirrur për konsultime nga DASH. Në vitin e fundit ajo është sfiduar dhe sulmuar shumë nga opozita shqiptare dhe nuk ka arritur ta promovojë politikën amerikane. Ideja është që shqiptarët mbeten aleatët e Amerikës dhe me politikën”, tha Papa.

You may also like