Robert Berisha tregon sesi është marrëdhënia me Nora Istrefin

by admin
Spread the love

Robert Berisha, ish-partneri i Nora Istrefit ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e tij private. Berisha ndër të tjera, foli dhe për Nora Istrefin, për të cilën tha se e ka shumë shoqe e se gjithmonë do e ketë.

Pyetja: Po ti e ke shoqe akoma Norën?

Robert Berisha: Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe

Teksa rrëfeu marrëdhënien me ish-partneren e tij, këngëtari dhe moderatori foli gjithashtu dhe për të përbashkëtat e kësaj të fundit me vajzën e tyre, Renee.

“Renee i ka ngjarë Norës për qetësinë e saj, është tip i qetë dhe i butë. Shumë e veçantë.”- tha ai./Botapress.info/

You may also like