RMV, mullixhinjtë sigurojnë, buka nuk do të shtrenjtohet, nëse nuk rriten në mënyrë drastike çmimet e rrymës dhe energjensëve

by admin
Spread the love

Nëse çmimet e energjensëve apo rrymës nuk rriten në mënyrë drastike si vitin e kaluar, buka nuk do të shtrenjtohet, sigurojnë mullixhinjtë. Megjithatë, edhe nëse do të ketë rritje të çmimit të energjensëve apo rrymës, presin që Qeveria të reagojë me shpejtësi dhe të mos lejojë rritje të çmimit të produktit bazë ushqimor.

Kryetari i Grupit të Industrisë së Mullirit dhe Furrtarisë, Goran Malishiq, çështjen e rritjes së mundshme të çmimit të bukës e ka cilësuar si spekulim, i cili, thotë ai, është nxitur në opinion për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të tjera bazë.

Malishiq siguron se sipas çmimeve aktuale të grurit në bursë, çmimet e miellit dhe bukës industriale do të ruajnë të njëjtin nivel për një periudhë më të gjatë.

Përveç këtyre indikacioneve në bursë, Grupi ynë në konsultim me anëtarët e vet, pra në konsultim me prodhuesit më të mëdhenj industrialë të bukës, konstatoi se tema e rritjes së çmimit të bukës është vetëm spekulim në opinion i inkurajuar nga rritja e çmimeve të produkteve të tjera bazë”, thotë Malishiq.

Tema e rritjes së çmimit të bukës ditën e djeshme është konsideruar spekulative nga ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai përmendi se nuk ka ndryshime në çmimin e produktit bazë ushqimor dhe apelon në kohë krize që të mos spekulohet me rritje të çmimeve.

Paralajmërimet për shtrenjtim vetëm ndikojnë në pritshmëritë e tregut dhe në mënyrë shtesë e ngarkojnë pritjet për rritje të çmimeve. Pohimet mediatike për çështje që ndikojnë ndaj pritshërive të ekonomisë, nuk e ndihmojnë ekonominë, por në mënyrë shtesë krijojnë pritshmëri për rritje të shpenzimeve”, ka deklaruar Besimi.

Ai shtoi se Qeveria është e gatshme të bisedojë me industrinë e mullirit dhe të reagojë në përputhje me atë që mund të ndikojë në krizën e çmimeve.

You may also like