Rita Ora shoqërohet me tenistin serb Novak Gjokoviq

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është parë duke u shoqëruar me tenistin serb, Novak Gjokoviq.

Të dy janë parë duke biseduar në ulëset e publikut në finalen e kupës botërore të ragbit, e cila po mbahet në kryeqytetin francez, në Paris.

Gjokoviq në maj të këtij viti kishte shkruar frazën “Kosova është zemra e Serbisë” në ekranin e një kamere, pas një fitoreje të tij në turneun e madh të tenisit “French Open”. Ai kishte përdorur nënshkrimin e zakonshëm të kamerës pas ndeshjes për të shkruar mesazhin: “Kosova është [simboli i zemrës] Serbi. Ndaloni dhunën”.

Këtë koment, tenisti serb e kishte bërë gjatë kohës që në veri të vendit qytetarët serbë të Kosovës po protestonin vendosjen e kryetarëve shqiptarë të katër komunave veriore me shumicë serbe. Protestat e tyre kanë qenë të dhunshme. Protestuesit kishin sulmuar dhjetëra gazetarë e kishin lënduar shumë ushtarë të KFOR-it.

You may also like