Rita Ora merr gjithë vëmendjen me fustan ari – Shqip

by admin
Spread the love

Ylli shqiptar me renome ndërkombëtare, Rita Ora ka sjellur të tjera imazhe për miliona fansa të saj në Instagram.

32-vjeçarja mbetet e angazhuar në rolin e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”, dhe artistja ka mahnitur me dukjen në paraqitjen e radhës.

E veshur me një fustan ngjyrë ari të ngushtë pa mëngë, i kompletuar me doreza të ngjashme dhe këpucë me taka me të njëjtën ngjyrë, autorja e “Don’t Think Twice” dukej tërë shkëlqim.

Në pozat e shkrepura në prapaskenë, krahas atyre solo, Rita u pa edhe me anëtarin tjetër të jurisë, Jason Derulo.

“Çfarë nate në “The Voice Australia”!! Kaq shumë talent këtu është çmenduri. Kush ishte i preferuari juaj në Team Jason, Jess, Guy apo Rita deri më tani?”, ka shkruar ylli i muzikës në mbishkrim.

You may also like