Rinovoi në maj të këtij viti, Mbappe mund të largohet më shpejt nga PSG

by admin
Spread the love

Në 21 maj të vitit 2022 Paris Saint-Germain njoftonte rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe deri në 30 qershor të vitit 2025, por kjo situatë mund të ndryshojë plotësisht.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se sulmuesi në fakt ka firmosur për dy sezone (deri në 2024) dhe opsioni për një vit të tretë mund të përdoret vetëm nëse dëshiron lojtari.

Mekanizmi i kontratës 2+1 mund t’i shërbejë Mbappesë si një mjet për të ushtruar presion ndaj drejtuesve të klubit parisien.

Ky fakt ndryshon rrënjësisht situatën, sepse Real Madrid mund të rifutet në garën për shërbimet e yllit francez për pak kohë. Duke nisur nga vera e ardhshme PSG mund të gjendet në të njëjtën situatë si në vitin 2021, sepse sulmuesi mund të largohet me parametër zero në vitin 2024. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like