Rinovimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, zbulohen shifrat e kontratës së Mbappe

by admin
Spread the love

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka zbuluar detajet e mega-kontratës që ka firmosur Mbappé majin e kaluar me PSG. Në 3 sezonet e ardhshme sulmuesi do të fitojë më shumë se 630 milionë euro bruto, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga Messi.

Mes bonuseve të shumtë, ka edhe një që lidhet me “besnikërinë” ndaj klubit parisien. Bëhet fjalë për rinovimin më të shtrenjtë në historinë e sportit.

Mbappe firmosi një kontratë të re 2+1 sezone me të cilën u lidh me PSG për dy sezonet e ardhshme, me mundësinë për të luajtur edhe një vit tjetër.

Sulmuesi përfiton një pagë prej 72 milionë eurosh bruto në sezon, që për tre vite shkon në 216 milionë. Bonusi për firmën është prej 180 milionë eurosh (i ndarë në tre këste), një shenjë vlerësimi nga klubi që pranoi të rinovonte.

Bonusi i besnikërisë është një shifër që rritet çdo vit: 70 milionë nëse nuk largohet në 2023, 80 milionë nëse nuk largohet në 2024 dhe 90 milionë nëse nuk largohet në 2025, një shifër totale prej 240 milionë eurosh.

Nëse mblidhen të gjitha bashkë: 216 milionë paga, 180 bonusi i firmës dhe 240 milionë bonusi i besnikërisë atëherë shumë totale që përfiton Mbappe për tre vitet e ardhshme është 636 milionë euro.

Ndërkohë që Messi me 555 milionë për 4 vite dhe Neymar me 267 milionë për 6 vite (të dy lojtarë të PSG-së) janë ata që kanë rinovimet e tjera më të shtrenjta në historinë e futbollit. / Oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like