Rinovimi ende larg, Rabiot mendon për të ardhmen e karrierës

by admin
Spread the love

Prej 5 vitesh tashmë, Adrien Rabiot është “katalizatorit” i mesfushës së Juventus, me “shtatlartin” francez, i cili është padyshim një pikë kyçe, në formacionin e teknikut, Massimiliano Allegri, mirëpo duket se “divorci” i tij me “Zonjën” është më pranë se kurrë, me kontratën e 28-vjeçarit, e cila ende nuk është rinovuar dhe duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

E ardhmja e tij mbetet ende një mister, me “dirigjentin” e mesfushës, që kërkohet nga një sërë ekipesh me emër, si PSG, Arsenal, Newcastle, Barcelona e Atletico Madrid, mirëpo duket se Rabiot, nuk e ka me shumë qejf largimin, teksa gjatë një konference për shtyp, nga grumbullimi me Kombëtaren e Francës, 28-vjeçari ka lënë të nënkuptohet pikërisht një gjë e tillë.

Rabiot shprehet se mund të qëndrojë te Juventus duke qenë se “Zonja e Vjetër”, sezonin e ardhshëm do të rikthehet në UEFA Champions League dhe do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve, megjithatë, thekson se nuk ka arsye të nxitohet për të marrë një vendim përfundimtar, i cili në këto momente mund të jetë disi i nxituar.

“Nuk e kam vendosur ende të ardhmen, unë qëndrova te Juventus edhe pa luajtur në Kupat e Evropës. Tani skuadra vitin tjetër duhet të rikthehet në Champions League si dhe merr pjesë në Botërorin e Klubeve, të shohim. Janë dy faktorë që mund të ndikojnë në zgjedhjen time, por, nuk kam asnjë arsye për t’u nxituar, pres fundin e sezonit dhe më pas do të bisedoj me klubin.

Rikthimi i mundshëm te PSG? Prej momentit që jam transferuar te Juventus, nuk ka verë që emri të mos lidhet sërish me PSG. Nga një anë mendoj se është pak e vështirë për mënyrën si u ndamë, megjithatë nga ana tjetër, ndjehem i nderuar. Në futboll nuk mund të mbyllësh dyert përgjithmonë, por PSG për momentin nuk është prioritet i imi”,- u shpreh “shtatlarti” i mesfushës. /i.m /abcnews.al

You may also like