Rinovimet/ Perez nuk ndalet, “shënjestron” 3 futbollistët e radhës

by admin
Spread the love

Reali i Madridit po i “blindon” një nga një lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Në fillim Vinicius Junior, teksa sot rinovoi edhe Rodrygo.

Sulmuesi brazilian do të jetë e rekordmenëve të Champions League deri në verën e vitit 2028.

Presidenti Florentino Perez nuk ka ndërmend të ndalet dhe synon që së shpejti të zgjasë bashkëpunimet edhe me tre futbollistë të tjerë.

Shtypi iberik zbulon se ata janë braziliani Eder Militao, francezi Eduadro Camavinga dhe uruguaiani Federico Valverde.

Ndërkohë që për “senatorët” Luka Modric dhe Toni Kroos do të pritet fundi i sezonit për të vendosur rreth së ardhmes së tyre.


Top Channel

You may also like