Rinovim dhe dyfishim page, Napoli “blindon” yllin e sulmit

by admin
Spread the love

Khvicha Kvaratskhelia po luan sezonin e parë me Napolin, edhe pse kur e sheh në fushë duket sikur ka vite që është pjesë e skuadrës italiane. 22-vjeçari gjeorgjian po zhvillon paraqitje fenomenale.

Pak kohë i kanë mjaftuar të kthehet në një idhull në “Diego Maradona”. Kvara po jep një kontribut fantastik në fitimin e titullit kampion, që Napolit i mungon prej vitit 1990.

Skuadra e Luciano Spallettit po dominon Serie A. Distanca me ndjekësit është 18 pikë, fitimi i Serie A është formalitet, ndërkohë që Napoli po bën shumë mirë edhe në Champions League.

Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste. Presidenti De Laurentiis është i lumtur me performancën e tij dhe është gati ta “blindojë” me një kontratë të re.

GDS shkruan se sulmuesin e majtë e pret rinovimi deri në verën e vitit 2028, një vit më tepër se kontrata aktuale.

Ndërkohë, paga e tij sezonale, aktualisht 2.5 milionë euro, do të dyfishohet. Kvara do të përfitojë 5 milionë euro në sezon nga kontrata e re që po përgatit presidenca e Napolit.


Top Channel

You may also like