Rikthehet Tirana, bardheblutë thyejnë Teutën, dopietë e Hasanit

by admin
Spread the love



Get it on Google Play

Pas dy humbjesh dhe një barazimi, Tirana rikthehet të fitorja, duke mposhtur 2-0 Teutën në “Selman Stërmasi”. Një frymëmarrje edhe për trajnerin Julian Ahmataj, i cili duket se i kishte kërkuar skuadrës të ishte më cinike dhe ashtu ndodhi. Në krahun tjetër, Teuta pëson humbjen e dytë rresht dhe mbetet në vendin e parafundit.

Ndeshja nisi mirë për Teutën, që krijoi disa mundësi shënimi, por ishte Tirana që u tregua më konkrete. Në minutën e 12-të, gjatë zhvillimit të një goditje dënimi, me një skemë shumë të bukur të bardheblu, është Hasani që konkludon me një gol të bukur në hyrje të zonës dhe 1-0.

GOLI I PARE

Ky gol ndez edhe më shumë sfidën, me durrsakët që reagojnë, por vendasit sa herë dilnin parë ishin të rrezikshëm. Pjesa e parë mbyllet në avantazhin e bardhebluve. E dyta nis me sulm të Teutës, me Beqajn që godet me kokë, por është traversa që i mohon golin. Terreni bëhet pengesë për të dyja skuadrat, me Tiranën që përpiqet të luajë me topa të gjatë dhe krosa në zonë për të vrarë ndeshjen.

Për të ardhur në minutën e 82-të, ka 11-metërsh për bardheblutë dhe Florent Hasani që tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe 2-0. Ky gol praktikisht mbyll sfidën, me vendasit që mbrohen fort në fund dhe mbrojnë këtë sukses, që i ngjit në vendin e tretë.

GOLI I DYTE

You may also like