Rihanna vishet me veshje të markës “Prada” teksa del për darkë me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky – Shqip

by admin
Spread the love

10:10 | 29 Janar 2022

© BlayzenPhotos/BACKGRID

Ajo u pa kapur për dore me të dashurin e saj ASAP Rocky në një darkë vonë në New York.

Këngëtarja 33-vjeçare dhe i dashuri i saj 33-vjeçar mbërritën për darkë në “Pastis” të enjten, me Rihanna-n e veshur me “Prada” dhe një xhaketë pista nga marka e saj e preferuar “Martine Rose”, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja dhe ikona e modës dukej e lumtur që po ndante një tjetër natë takimi në New York me të dashurin e saj teksa hynin në restorantin e Manhattan.

Vendasja e Barbadosit ekspozoi këmbët e gjata kur doli nga hoteli i saj në New York me xhaketën blu dhe të zezë e cila ishte e kombinuar me një fund me gëzof.

Ajo gjithashtu veshi një palë taka të bardha me rripa, të cilat i shtriheshin rreth këmbëve deri pak poshtë gjunjëve.

33 vjeçarja ka aksesuar dukjen edhe me një shall me lesh dhelpre me shirita nga koleksioni i Prada-s i vitit 2011, duke e vendosur atë mbi supe.

Rihanna (e lindur si Robyn Rihanna Fenty) i kishte stiluar flokët e saj të zeza dhtë cilat  i rridhnin pas shpatullave me shumë kthesa natyrale dhe një pjesë në mes.

I dashuri i saj ishte zbukuruar me të zeza, me një pallto të zezë me një jakë të veshur me lesh dhe një kapuç të zi Reperi kompletoi look-un e tij me një palë këpucë të zeza me shkëlqim për takimin e darkës./Shqip/

 


You may also like