Rihanna pagëzon djalin me një emër të veçantë

by admin
Spread the love

Riot Rose është emri që Rihanna dhe A$AP Rocky ia kanë vënë djalit të tyre të dytë.

Çifti muajin e kaluar mirëpriti fëmijën e tyre të dytë, një vëlla për RZA i cili tani është 15-muajsh.

Mediat kanë marrë një kopje të certifikatës së lindjes së djalit, nga ku u zbulua emri i tij.

Riot Rose ka lindur në Spitalin “Cedars Sinai” të Los Anxhelosit në orën 7:41 të mëngjesit të 1 gushtit, dy ditë para se lindja e tij të bëhej publike.

Është spekuluar se bebja është emëruar sipas ‘Riot’, titulli i këngës që babai i tij, Rakim Mayers dhe Farrrell Uilliams e lansunan vitin që shkoi.

Djalin e tyre të parë ata e kanë pagëzuar në nderim të producentit dhe reperit RZA, 54-vjeçar, udhëheqës i “Wu-Tang”, emri i vërtetë i të cilit është Robert Fitzgerald Diggs.

You may also like