RIGA – Një tubacion gazi shpërthen në Lituani, nuk raportohen viktima

by admin
Spread the love

RIGA, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Një shpërthim goditi një tubacion gazi që lidh Lituaninë dhe Letoninë, në veri të vendit.

Njoftimin e bëri transmetuesi publik lituanez LRT duke publikuar pamje të një zjarri në zonë dhe duke theksuar se nuk raportohet për viktima.

Shpërthimi i tubacionit, i operuar nga operatori ”Amber Grid”, u raportua rreth orës 17:00, me orën lokale, në fshatin Pasvalio Vienkiemiai, në rrethin e Pasvalys.

Një zëdhënëse e policisë tha se zona ngjitur me Valakėliain, me një popullsi prej rreth 250 banorësh, ishte evakuuar.

Tubacioni transporton gaz në pjesën veriore të Lituanisë dhe Letonisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like