RIGA – Letonia nuk është kundër dërgimit të trupave në Ukrainë

by admin
Spread the love

RIGA, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Letonia nuk e kundërshton vendosjen e trupave perëndimore në Ukrainë, duke iu bashkuar mendimit të presidenti francez Emmanuel Macron se dërgimi i trupave perëndimore atje nuk ishte “përjashtuar”, ndërsa Spanja, Gjermania dhe vende të tjera në BE, e kundërshtuan atë.

“Letonia vazhdon të shqyrtojë shumë mënyra të ndryshme për të forcuar mbështetjen për Ukrainën. Nëse aleatët e NATO-s arrijnë një marrëveshje për vendosjen e trupave në Ukrainë, Letonia do të konsideronte pjesëmarrjen”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes.

Letonia ka ofruar mbështetje ushtarake që nga fillimi i luftës duke përfshirë armë dhe trajnime ushtarësh.

Megjithatë, ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares përjashtoi kategorikisht dërgimin e ushtarëve spanjollë në zonën e luftës.

“Nuk do të ketë trupa spanjolle në Ukrainë, natyrisht jo, sepse ne duam paqen, që është pikërisht ajo që dëshiron qeveria ukrainase”, theksoi Albares.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like