RIAD – Zelensky: Lidershipi saudit ndihmë në gjetjen e zgjidhjeve të drejta për Ukrainën

by admin
Spread the love

RIAD, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kam pasur një bisedë të sinqertë dhe domethënëse me Lartësinë e Tij Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, pasi diskutuam pikat e Planit të Paqes dhe progresin që mund të bëhet në zbatimin e tyre, shkruan në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”Lidershipi saudit mund të ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve të drejta”, theksoi ai.

”Unë gjithashtu fola për përpjekjet tona dhe dialogun me partnerët në përgatitje për samitin global të paqes në Zvicër”, shtoi Zelensky.

”Ne diskutuam thelbin e samitit dhe masat që mund të merren për të rivendosur sigurinë e vërtetë në Ukrainë, në Evropë dhe në komunitetin global të kombeve. Ne shqyrtuam gjithashtu mundësi specifike për bashkëpunim ekonomik dhe teknologjik midis Ukrainës dhe Arabisë Saudite”, theksoi ai.

”Ekipet tona do të punojnë në fushat që diskutuam sot”, përfundoi Zelensky./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like