RIAD – Princi i kurorës saudit dhe presidenti palestinez thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

by admin
Spread the love

RIAD, 11 nëntor /ATSH-DPA/ – Princi i kurorës saudit Mohamed bin Salman dhe presidenti palestinez Mahmoud Abbas kanë dënuar ashpër luftën e Izraelit në Gaza dhe kanë theksuar domosdoshmërinë e një armëpushimi të menjëhershëm.

“Ne kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe sigurimin e korridoreve humanitare në Gaza”, tha princi i kurorës në seancën hapëse të samitit urgjent arabo-islamik në Riad.

Mohamed, sundimtari de fakto i mbretërisë, tha se nevojiteshin përpjekje kolektive dhe veprime efektive, për të përmirësuar situatën e rëndë të Gazës, duke u ankuar që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk i kishte “ndalur shkeljet izraelite”.

“Zgjidhja e vetme për të arritur stabilitetin në rajon është t’i jepet fund pushtimit dhe rrethimit izraelit”, tha ai.

“Ndërsa ne flasim, populli palestinez po përballet me një luftë të paprecedentë gjenocidi”, tha Abbas, i cili drejton Autoritetin Palestinez.

Kjo është vizita e parë e presidentit iranian, Ebrahim Raisi në mbretëri që nga rifillimi i fundit i marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite.

Sundimtari sirian Bashar al-Assad ishte gjithashtu në samit. Pas rreth një dekade izolimi, al-Assad mori pjesë vetëm në një samit të Ligës Arabe për herë të parë në mars.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like