Rezulton pronare multimilionere nga inceneratorët, 90-vjeçarja Haxhire Gurakuqi: M’i kanë bllokuar ato pak lekë që kisha, të m’i kthejnë të bëj operim sytë

by admin
Spread the love

Haxhire Gurakuqi, është 90-vjeçarja që e gjeti veten pa kuptuar si pronare multimilionere nga afera e inceneratorëve, po çfarë ka ndodhur këto kohë me të?

Në Ditën Botërore të të Moshuarve, News24 u takua me Haxhirenë.

Ajo ndodhej ende në shtëpinë e të moshuarve, me disa brenga brenda saj.

Pak para që i kishin dhuruar për operim, banka ia ka bllokuar pasi rezulton debitore ndaj saj.

Ajo tregoi se nuk e di kush e implikoi në këtë histori dhe bën thirrje ndaj qeverisë, që t’i japë mbrapsht paratë, pasi ka nevojë urgjente për të operuar sytë.

You may also like