Revoltohet klubi shqiptar i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, ndihen të diskriminuar nga qeveria vendore e Shkupit

by admin
Spread the love

Titulli kampion në Maqedoninë e Veriut konsiderohet çështje shqiptarësh, pasi tre janë skuadra kryesore që po luftojnë fort për të dalë kampion. Pikërisht bëhet fjalë për tre klubet shqiptare, Struga Trim Lum, FC Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës.

Skuadra e futbollit FC Shkupi është revoltuar me veprimin e fundit të komunës së Shkupit, që duket se nuk e përkrah klubin shqiptar të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.  Përkrahja e komunës duket se shkon vetëm për rivalët historikë, Vardarin, ndaj përmes një deklarate në faqen zyrtare FC Shkupi ka reaguar duke treguar edhe arsyet që e çuan në këtë ngritje zëri.

Ja arsyeja e kësaj revolte, që FC Shkupi e paraqet përmes deklaratës zyrtare:

“Kemi marrë lajmin se Qyteti i Shkupit të ofrojë ndihmë financiare për klubet e futbollit në Shkup dhe këtë lajm e pritëm me shumë kënaqësi dhe e vlerësojmë faktin që Qyteti i Shkupit, ndihmon dhe mbështet klubet që përfaqësojnë qytetin, duke kontribuuar edhe për zhvillimin kulturor. Por ajo që na shqetësoi dhe nuk e kemi të qartë, është fakti se FC Shkupi është ekip i cili në pesë vitet e fundit, më së miri e ka përfaqësuar qytetin në garat evropiane.

Edhe pse ne jemi klub i cili përfaqëson vendin dhe jo vetëm qytetin, jemi të befasuar pse Qyteti i Shkupit, nuk e pa të udhës të ndajë mjete financiare për klubin tonë. Pyesim nëse ata që e morën këtë vendim, nuk e shohin FC Shkupin si pjesë të qytetit të Shkupit apo si një klub futbolli të Maqedonisë së Veriut?

E vlerësojmë mjaft diskriminues këtë qëndrim të Qytetit të Shkupit ndaj qytetarëve të Çairit dhe klubit tonë në përgjithësi.

Ndoshta FC Shkupi nuk ka mbështetjeje politike, por të gjithë duhet ta dinë se FC Shkupi nuk heq dorë kurrë nga qëllimet e veta dhe është një klub që mund të mbijetoj edhe vetëm. Megjithatë, ne dëshirojmë t’u themi atyre që e kanë marrë këtë vendim, se ata duhet të korrigjojnë gabimet e tyre sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ky diskriminim sjell vetëm dëm për të gjithë dhe asnjë përfitim. Përgjegjësi për këtë diskriminim ka gjithsecili që është i përfshirë në këtë vendim”.

shkupiiiii

PANORAMASPORT.AL

You may also like