Reshjet e shiut, ARRSH: Në rajonin Verior rënie gurësh në disa rrugë

by admin
Spread the love

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën në akset rrugore të vendit. Reshjet me intensitet kanë përshkruar të gjithë vendin përgjatë gjithë natës.

Në një status në “Facebook”  ARRSH bën me dije se në rajonin verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme.

Autoriteti Rrugor bën të ditur se kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet.

“Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme

Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorëjanë në terren pa ndërpreje për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet.”-shkruan ARRSH.

You may also like