Rënia nga kategoria ka pasoja, disa lojtarë drejt largimit nga Dinamo

by admin
Spread the love

Rikthimi në Superiore për Dinamon ishte një dështim total. Ekipi kryeqytetas zhvilloi një sezon të dobët dhe vitin tjetër do të rikthehet sërish në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që nga klubi pritet të ketë edhe shumë largime pasi një pjesë e mirë e futbollistëve pritet të mos pranojnë të luajnë në Kategorinë e Parë.

Vetë trajneri Rodolfo Vanoli mund t’i ketë komunikuar drejtuesve edhe lojtarët që nuk bëjnë më pjesë e planeve të tij. Kështu, Sofranac dhe Denison pritet të largohen dhe nuk do të bëjnë më pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë që ka dhe nga ata që duan të largohen vetë.

Kapiteni Ibrahimi mund të mos pranojë të luajë në Kategorinë e Parë sezonin tjetër. Të njëjtin mendim duket se ndajnë edhe Demiri, Siljanovski apo Lilaj. Problemi i vetëm mesa duket është kontrata dhe lojtarët duhet të diskutojnë me klubin për të gjetur një zgjidhje që do të linte të gjitha palët të kënaqura. /oversport.tv

You may also like