Remzi Ejupi e përfaqëson FC Prishtinën në ECA, takohet me kryetarin e UEFA-s, Aleksander Ceferin

by admin
Spread the love

FC Prishtina mori pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua të hënën në Vjenë të Austrisë.

Në mesin e 247 klubeve evropiane, FC Prishtinën e përfaqësoi presidenti Remzi Ejupi, ku me ç’rast është takuar me numrin një të UEFA-s, Aleksander Ceferin me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme u drejtua nga kryetari Nasser Al-Khelaifi, i cili njëkohësisht është edhe president i skuadrës së madhe franceze, Paris Saint Germain.

Remzi Ejupi takime pati edhe me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, legjendën e futbollit gjerman Oliver Khan, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të Klubeve si dhe presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç.

Ndryshe, në këtë Asamble pikë kryesore e diskutimit ishte stabiliteti financiar i klubeve evropiane.

/Insporti.com

You may also like