Reja: Kemi akoma shanse, ndaj Estonisë më intereson paraqitja

by admin
Spread the love

Trajneri Edoardo Reja ka dalë këtë të diel në një konferencë për mediat, në prag të ndeshjes miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Estonisë ditën e nesërme, ora 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Trajneri Reja theksoi se skuadra nuk duhet të humbasë toruan gjatë ndeshjes kur pëson gol sepse loja vazhdon dhe duhet përqendrrim sepse gjithçka mund të përmirësohet pa humbur ekuilibrin. Miqësorja e nesërme përtej ndryshimeve në listë i garanton të provojë elementë cilësorë.

“Kam lojtarë konkurrues për nesër dhe që kanë vlerë, kur luan në kombëtare nuk ekziston miqësorja sepse pritshmëritë janë të larta dhe duhen lojtarë me stimuj. Ndaj duhet të luajnë ata që janë aktivizuar më pak dhe jam i bindur se do të paraqiten mirë pavarësisht se është miqësore. Duhet të bëjmë një paraqitje me intensitet të lartë, të paktën këto janë pritshmëritë tona.

Izraeli? E nisëm ndeshjen siç duhej, ndonjëherë humbasim ekuilibrat si në golin e parë ku i dhuruam avantazh kundërshtarit. Duhet të përdorim më shumë mendjen dhe të provojmë t’i korrigjojmë këto. Duhet të vlerësojmë kë kemi përballë dhe të njohim kohën e ndeshjes. Këtë duhet ta përmirësojmë, ne reaguam mirë dhe ne ishim prezentë.

Pas golit nuk mund të humbasësh përqëndrimin dhe pasi pësojmë nuk mund të humbasim humorin në fushë. Nuk jemi të vdekur sepse kemi edhe dy ndeshje dhe në Izrael duhet të shkojmë dhe të tregojmë forcën tonë. Kemi edhe Islandën në shtëpi, por duhet të besojmë sepse nuk mund të humbasin besimin pasi pësojmë gol. Edhe një rezultat 2-0 mund të kthehet dhe këtë aspekt duhet të përmirësohemi, sepse mos të reagojmë është papranueshme.

Ndaj Estonisë më intereson paraqitje dhe do të doja të shihja një ndeshje të bukur, do të ketë ndryshime në formacion. Nesër në mëngjes do të bëj një vlerësim përfundimtar, kemi lojtarë të rinj si Vrioni, Çokaj, Mersinaj apo Muçolli. Por, janë lojtarë që e njohin grupin dhe kanë eksperiencë. Veseli dhe Lenjani kanë qenë më dhimbje grykësh, shpresoj ti rikuperoj. Hysaj mund ta lija pushim, por duke parë situatën, ndoshta më duhet ta aktivizoj. Ai është mësuar të sakrifikoj dhe nuk e ka problem”, nënvizoj Reja në fjalën e tij. / Oversport.tv

You may also like