Regjistrohen 313 raste me Covid-19, 364 pacientë të shëruar, shtatë të vdekur

by admin
Spread the love




Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 972 testime, ndërsa janë regjistruar 313 raste të reja me Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive janë regjistruar 79 riinfeksione.

Ndërkaq, Insituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 364 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërkaq në regjistrin e personave të vdekur me diagnozë të COVID-19 nga Termi im janë të regjistruar 5 persona.


You may also like