Reali i Madridit i Karlo Ançelotit dhe Girona e Miçel Sançez do të jenë sonte në mbrëmje (18:30) protagonistë në “Bernabeu” në një duel kyç për sa i përket sezonit në La Liga.
Një duel i veçantë mes dy skuadrave më të mira në Spanjë në këtë sezon dhe të dy skuadrave të pathyeshme në La Liga, Reali në shtëpi dhe Girona në transfertë. Dy skuadrat më të mira në La Liga, pavarësisht barazimeve në javën e fundit përkatësisht kundër Atletikos së Madridit dhe Sociedadit kanë një ecuri të shkëlqyer. Reali i Madridit numëron 17 ndeshje radhazi pa humbur në La Liga, ndërsa Girona arrin në 15. Reali i Madridit është ende larg rekordit të vet në kompeticion, 31 javë pa u mposhtur.
Ndeshja e tyre e fundit e humbur, dhe ndeshja e vetme e ligës, ishte në javën e gjashtë, më 24 shtator kundër Atletikos së Madridit. I njëjti numër i një Girone historike që ka një barazim më shumë se rivali i saj në luftën befasuese për titullin në Spanjë. Skuadra e Miçel, e cila regjistron shifrat më të mira që nga lindja e saj si klub, ka humbur vetëm një ndeshje në La Liga dhe ishte pikërisht ndaj Realit të Madridit në “Montilivi” në fazën e parë. Rezultati 0- 3 i 30 shtatorit në javën e tetë gjithsesi nuk e goditi psikologjikisht ekipin katalanas që në prag të vizitës në “Bernabeu” e sheh veten vetëm 2 pikë larg Madridit.
STATISTIKAT – Të dyja skuadrat kryesojnë statistika të shumta sezonale. Girona është ekipi më sulmues me 52 gola dhe një mesatare prej 2.3 në ndeshje që pasqyron shpirtin e trajnerit. Shumë mbi mesataren prej 1.3 golave për ndeshje që ka mesatarja e La Ligas. Reali vjen menjëherë pas Gironës me 48 gola ose një mesatare 2.1 gola për ndeshje. Por skuadra e Ançelotit është ajo që më pak pëson, 15 gola në 23 javë në La Liga.
ANÇELOTI – Për takimin e sotëm në “Bernabeu” ka folur dhe trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti. Italiani e ka cilësuar shumë të rëndësishme ndeshjen, por jo vendimtare për fatet e titullit. Por një fitore e Realit me siguri që do të ndryshonte mendimet e Ançelotit. “Kushdo që fiton këtë ndeshje do të avantazhin, por La Liga është shumë e gjatë. Jemi të dy të pozicionuar mirë dhe nuk mendoj se do të vendosë asgjë. Njëri nga të dy mund të përfitojë nga të tjerët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Mos mendoni se titulli do të vendoset nga kjo sfidë, do të jetë më vonë”, deklaroi Karlo Ançeloti në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL