Reali “mbret” i pikëve në Champions, ja dy ekipet që janë në “luftë” për vendin e dytë

by admin
Spread the love

Champions-i e ka nisur rrugëtimin e tij si bijë e Kupës së Kampioneve prej sezonit 1993-1994 e ku prej asaj periudhe vazhdon emërtohet edhe sot.

Prestigjiozja gjermane “SPORT.de” duke nisur nga cikli në fjalë ka realizuar përmbledhje të të dhënave të mbi 15 ekipeve me më tepër pikë gjatë çdo sezoni, nga faza e grupeve dhe deri te finalja me bazë të rregullt për pikë-fitore, 1 pikë barazimi dhe 0 humbja, shto elementët shoqërues si numri i ndeshjeve apo mesatarja e pikëve në raportin takime-pikë.

REKORDMENËT E EUROPËS

Real Madridi gëzon statistika mbresëlënëse jo vetëm në numrin e titujve të ngritur, por edhe të dhënat mbështetëse. Prej ciklit 1993-1994 “galaktikët” numërojnë 309 ndeshje në total, asnjë ekip tjetër nuk është prezantuar në këtë sasi takimesh.

Më tej ata ia kanë dalë të grumbullojnë 617 pikë, ose e thënë ndryshe 2 pikë për ndeshje. Shkalla e dytë e këtij podiumi i përket Barcelonës. Katalanasit rivalizojnë denjësisht “armiqtë” më të mëdhenj në Spanjë, 290 prezenca, 517 pikë.

Bajern Mynih është thuajse në të njëjtin hap me Barçën. Gjigantët nga Mynihu regjistrojnë në këtë distancë kohore të analizës 3 sfida më pak se Barcelona, por janë më lart në mesataren e përgjithshme të pikëve.

Mançester Junajtid ndonëse në moment të vështirë identifikon Anglinë me pozicionin e 4-t. “Djajtë”, ndiqen nga Juventusi, Çelsi, Porto, Milani dhe Arsenali, teksa Liverpuli mbyll 10-shen e parë. Interesante është se në 5 ekipet e fundit të kësaj liste janë skuadrat në formë më të mirë aktualisht si Mançester Siti, Interi apo PSG.

05115

PANORAMASPORT.AL

You may also like